Dy autobusë me targa të Beogradit janë parë duke zbarkuar rreth 100 protestues serb, në pikën kufitare në Jarinjë, të hënën, natën vonë.
Një medie online nga Mitrovica “Jepi zë” ka siguruar pamje nga kjo ngjarje në Jarinjë, ku shihen qytetarë serb duke zbritur nga dy autobusë rreth orës 12:00.
Në të njëjtat ulëse të këtyre autobusëve raportohet se janë akomoduar protestuesit serb të cilët kishin qëndruar pranë në tendat barrikadave deri në ato qaste.
Protestuesit në këto dy pika kufitare, janë të detyruar të dalin në protestë, pasi që u ndalet paga nga Serbia.
Ky është kërcënimi i strukturave paralele të Serbisë për serbët e komunave veriore që punojnë në institucione në këtë pjesë të Kosovës.
Kështu ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës, në kushte anonimiteti për Albanian Post.
“Punëtorët e Trepçës në pjesën veriore, ata shëndetësorë, komunalë dhe të gjithë që i marrin nga dy paga të Kosovës dhe Serbisë janë duke i kërcënuar me ndalesën e pagës, nëse nuk dalin në rrugë. Por, se kemi ndonjë shënim të saktë se sa është numri i tyre”, thotë ky zyrtar i lartë.
Sipas tij, “ata po kanë vështirësi të i detyrojnë qytetarët serbë më dalë në rrugë, prandaj po i kërcënojnë dhe shantazhojnë, duke tentuar që gjithë t’i dërgojnë me rend”.
Këtë të martë bëhen nëntë ditë që kur Qeveria e Kosovës nisi zbatimin e masave të reciprocietit për targat e automjeteve të cilat vinë nga Serbia në Kosovë. Gjë kjo e cila nxiti qytetarët serb të bllokojnë rrugët kryesore të cilat qojnë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.
Në po këto dy pika po qëndrojnë edhe Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nga e hëna e 20 shtatorit.