Rusia për situatën në Veri: Kosova do që ta shtrijë kontrollin mbarë territorit të saj

Rusia për situatën në Veri: Kosova do që ta shtrijë kontrollin mbarë territorit të saj

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet në veri të Kosovës.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Marija Zakharova, ka deklaruar se situata është duke u përkeqësuar, duke pasuar me pohimin se “Kosova dëshiron që ta shtrijë kontrollin në gjithë territorin e saj”, raporton Tanjugi.

“Është e qartë se ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas skenarit, nga keq në më keq”.

Zakharova ka thënë se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është e vetmja garanci që të respektohen të drejtat e serbëve në Kosovë.

Related Articles