“S’ndryshon qasja e Gjermanisë ndaj Kosovës” – përkundër largimit të Merkel

“S’ndryshon qasja e Gjermanisë ndaj Kosovës” – përkundër largimit të Merkel

Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar zgjedhjet në Bundestag përpara bllokut konservator CDU/CSU të kancelares Angela Merkel.

SPD-ja arriti në 25.7 përqind, rezultati i saj më i mirë ndër vite, ndërsa blloku CDU/CSU i Merkel ra në një rekord të ulët prej 24.1 përqind pas shumë vitesh në detyrë.

Dy kandidatët kryesorë për të qenë kancelar të ri të Gjermanisë ishin Social Demokrati, Olaf Scholz dhe Demokristiani, Armin Laschet.

Partia Social Demokratike, SPD, kandidat për kancelar Olaf Scholz

Por, Partia Socialdemokrate (SPD) e Gjermanisë fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet federale të së dielës.

Kjo i vendos ata në pozitën kryesore për të formuar qeverinë e ardhshme të Gjermanisë, por negociatat mund të jenë të ndërlikuara.

A pritet ndryshim i qasjes së Gjermanisë ndaj Kosovës dhe Ballkanit?

Ish-gazetari i Rilindjes, Jusuf Buxhovi, i cili për shumë vite kishte raportuar nga qyteti i Bonit në Gjermani, ka thënë për Albanian Post, se nuk pret që qasja qeverisë së re në Gjermani të ndryshojë, përcjellë Gazeta “Enigma”..

“Nuk do të ndryshojë nga koncepti i deritanishëm, pra që vendet e Ballkanit perëndimor të integrohen në BE dhe NATO, por që kjo të bëhet nëpërmes krijimit të mirëbesimit dhe bashkëpunimit të vetë vendeve ballkanike fillimisht me njëra tjetrën, e mandej me pjesën tjetër”, tha Buxhovi.

Sipas tij, “këtu kihet parasysh roli gjeopolitik dhe gjeostrategjik, në mënyrë që shtetet e Ballkanit të shohin interesin e tyre për t’u lidhur ekonomikisht dhe politikisht me Perëndimin”.

“Nënkupton ngushtimin e hapësirës për lidhje me Rusinë, e cila po mundohet që këto t’i pengojë me hapjen e krizave, ku Serbia shfrytëzohet më së shumti për këto qëllime”.

Shkrimtari Buxhovi, thekson se ky përcaktim, i relaksuar nga blloku ekologjik-libetal, ruan rolin e deritanishëm të Gjermanisë në raport me aleatët po edhe Rusinë, gjë që nuk pritet ndonjë ndryshim ndaj Kosovës, “pos që do të kërkohet që zgjidhja përfundimtare me Serbinë të përcaktohet me një marrëveshje të ndërsjellë (pranim) në mënyrë që të dy vendet të integrohen në BE dhe NATO”.

Ish-gazetari i Rilindjes, Jusuf Buxhovi

Edhe profesori i Filozofisë politike, Blerim Latifi, mendon se nuk do të ketë qasje ndryshe për Kosovën, nga kancelari i ri gjerman.

“Politika e sotme gjermane ka lëvizur shumë përtej dallimeve të mëdha midis të majtës dhe të djathtës, saqë është veshtarë të dallosh ndonjë gjë esenciale midis partive kryesore gjermane sa i përket mënyrës së qeverisjes. Edhe sa i përket Kosovës nuk besoj se do të kemi ndonjë ndryshim re kursit, të cilin e ka ndjekur deri me tani diplomacia gjermane”, ka potencuar Latifi për AP.

Profesori i Filozofisë politike, Blerim Latifi

Ndërkaq më 14 shtator në një intervistë për Albanian Post, kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, pati thënë “largimi i Merkelit nga skena politike jam e sigurt se nuk do të ndryshojë asgjë të politikës gjermane në drejtim të rajonit. Përkundrazi, besoj se vetëm sa do të rritet”.

Fundi epokës së Merkel

Për më shumë se 16 vjet, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka qëndruar në zemër të politikës evropiane.

Si kancelarja e parë grua në vend, ajo drejtoi ekonominë më të madhe të Evropës – dhe me shtrirjen e saj, më të madhen në kontinent – përmes cikleve të krizave, nga tronditja e rënies globale në rrezikun e kolapsit të euro-zonës e deri te valët e mëdha të migrimeve në 2015-n.

Merkel do ta fitonte shumë shpejt reputacionin, për punë serioze, qëndrueshmëri në udhëheqje dhe talent për kompromise politike.

Ndryshe, Merkel, më 14 shtator, ka zhvilluar vizitën e saj të fundit si kancelare, ku ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Në konferencën e fundit si kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel deklaroi se Bashkimi Evropian (BE), në momentin që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i plotësojnë kushtet, nuk duhet t’u nxjerrë të tjera.

“Shqipëria, së bashku me Maqedoninë e Veriut, i plotësuan kushtet për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian”, tha Merkel nga ambientet e Tirana Business Park, në zonën e Rinasit.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë për shtyp

Më tej, ajo vuri theksin te Procesi i Berlinit, duke mos e konsideruar si “zëvendësim i kapitullit të Bashkimit Evropian”.

Kancelarja përsëriti se është në interesin e vendeve të BE-së – po ashtu edhe të qeverisë gjermane – që Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen me BE-në.

Shtetet në Ballkanin Perëndimor, sipas Merkel-it, gjenden në situata të ndryshme sa u takon kushteve që duhet të përmbushin për të hyrë në BE.

Related Articles