Shakhtar Donetsku dhe Interi zhvillojnë ndeshjen e raundit të dytë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i Grupit D zhvillohet në Stadion NSK Olimpiyskiy në Kive të Ukrainës, ndërsa këto skuadra janë në kërkim të fitores së parë.
Interi pësoi humbje nga Real Madridi në raundin e parë, kurse Shakhtari humbi nga FC Sheriff.
Trajnerët Roberto De Zerbi dhe Simone Inzaghi i kanë bërë taktikat e tyre për këtë takim dhe i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Shakhtar Donetskut: Pyatov; Dodo, Marlon, Matvienko, Ismaily; Maycon, Stepanenko; Pedrinho, Alan Patrick, Solomon; Traore.
Formacioni startues i Interit: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Vecino, Dimarco; Dzeko, Lautaro Martinez.