Në Allianz Arena zhvillohet ndeshja e raundit të dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Bayern Munichut dhe Dynamo Kyivit.
Bavarezët e nisën me triumf bindës ndaj Barcelonës edicionin e sivjetmë të garës më të madhe evropiane duke fituar me rezultat 3-0 në Camp Nou.
Ndërsa skuadra ukrainase arkëtoi vetëm një pikë në barazimin pa gola ndaj Benficas në Kiev.
Është edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Julian Nagelsmann dhe Mircea Lucescu, të cilët i kanë përgatitur skuadrat e tyre për takimin e Grupit E.
Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Sule, Upamecano, Lucas Hernandez, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, Muller, Sane; Lewandowski.
Formacioni startues i Dynamo Kyivit: Bushchan; Andriyevskiy, Tymchyk, Syrota, Mykolenko; Shaparenko, Sydorchuk, Garmash; Tsygankov, Shabanov, De Pena.