Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës duke iu referuar refuzimit të Kosovës për gazsjellësin amerikan.
Hoxhaj ka thënë se të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës.
“Qeveria e Kosovës ka bërë një gabim gjeo-strategjik që shkon kundër interesave kryesore të Kosovës. Të qenit pjesë e projekteve energjetike të mbështetura nga Amerika dhe diversifikimi i furnizimit me energji është thelbësore dhe strategjike për orientimin euroatlantik të Kosovës. Vendimi i sotëm është krejtësisht kundër kësaj!”, ka shkruar Hoxhaj.
#Kosovo’s government has made a geo-strategic mistake that goes against Kosovo’s key interests. Being part of #American supported energy projects & diversifying energy supply is essential & strategic for Kosovo’s Euro-Atlantic orientation. Today’s decision is against this totally— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) September 30, 2021