Lionel Messi thuhet se ka qenë viktimë e një grabitjeje në të cilën hajdutët kanë vjedhur mijëra paund të gatshme dhe stoli të ndryshme.
Bastisja thuhet se u krye të mërkurën e kaluar në hotelin me pesë yje Le Royal Monceau në Paris, sipas The Sun.
Është raportuar se një bandë u ngjit me shkallë nga pjesën e jashtme e ndërtesës dhe hyri përmes një dere të hapur të ballkonit, në hotelin e Parisit.
Katër dhoma të tjera u vunë gjithashtu në shënjestër, me hajdutët që vodhën gjëra me vlerë mijëra paund.