Banorët e lagjes “Iliria” masivisht në Lëvizje!
Në takimin që mbajtëm me qytetarët e lagjes “Iliria”, përveç shqetësimeve e problemeve të shumta, aty gjetëm edhe një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e 17 tetorit.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe me kandidatët për asamble Mimoza Kadriu, Florentina Vokshi, Hekuran Rapuca e Armend Rexhepi, u zotuan për një model tjetër të qeverisjes pas 17 tetorit.
Në çdo projekt të lagjes, bashkëpunimi me banorët aty do të jetë i pashmangshëm, meqë ata do i gëzojnë të mirat e investimeve. Do të krijohen mundësi më të mëdha në zhvillim, dhe nepotizmi do të marrë fund.
Hapsirë e sponsorizuar