Haradinaj: Kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje

Haradinaj: Kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Prishtinë, Daut Haradinaj, ka thënë se përkrahja qytetare për programin qeverisës që ofron ai në këto zgjedhje vjen si pasojë e problemeve të grumbulluara ndër vite.

Haradinaj ka thënë se qytetarët besojnë fuqishëm se kryeqytetit i duhet vendosmëri në vendimmarrje.

“Mbështetje e madhe për programin tonë e para Prishtina. Problemet e grumbulluara ndër vite në kryeqytet, kanë ofruar kryeqytetasit me vizionin tonë për të qeverisur Prishtinën dhe zgjidhur problemet e saj një nga një”. “Gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarin me plan të konkretizuar për Prishtinën, po e rrisin çdo ditë besimin se Kryeqytetit i duhet një vendosmëri në vendimmarrje”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles