Shala thotë se e motra i vdiq si pasojë e helmimit me ushqim në Trudë

Shala thotë se e motra i vdiq si pasojë e helmimit me ushqim në Trudë

Lavdim Shala, vëllai i Hajrie Shalës, e cila u varros këtë të martë, ka thënë se e motra ka ndërruar jetë si pasojë e helmimit me ushqim rreth një muaj më parë në fshatin Trudë të Prishtinës.

Ai ka theksuar se Hajrie Shala nuk ka qenë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje, madje as nuk ka qenë e infektuar me COVID-19.

“Dyshojmë që edhe mjekët edhe ne që shkaktar  ka qenë helmimi. Motra e ka pasë një intervenim kirurgjik të enjten. Gjendja ka qenë e rëndë me dëmtim të rëndë të zorrëve. Ka qenë në gjendje të rëndë. Ka pasë helmim në të gjithë trupin”, raporton klankosova.

“Para një muaji kemi pasë të pame në familje. Kanë qenë të helmuar edhe 80 persona të tjerë, të cilët kanë pasur simptoma të helmimit. 99 përqind shkaktar i vdekjes së motrës është helmimi”.

Related Articles