Ka vdekur Hajrie Shala-Jashanica, e cila ishte helmuar nga ushqimi në një të pame në Trudë të Prishtinës. Sipas familjarëve, ajo është operuar të enjten pas disa komplikimeve në zorrë, që këta citojnë mjekët të ju kenë thënë se shkak ishte helmimi.
58 vjeçarja, këta thonë se u trajtua në emërgjencë, por këta të fundit nuk u përgjigjën për shkaqet e vdekjes së saj.
Afro 4 javë më parë, përveç kësaj, gjendje të përkeqësuar shëndetësore kishin edhe rreth 80 të tjerë, të cilët simptoma thonë se kan edhe tash.
Aso kohe, AUV, kishte marrë vendim për mbylljen e përkohshme të gjelltores nga ku, familja Shala kishin porositur ushqimin për të pame, por tashmë është hapur.
”Pas afatit të dhënë si dhe daljes se analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, është riinspektuar subjekti, nga ku është konstatuar përmirësim i kushteve sipas urdhëresave dhe me vendim të inspektorit është rihapur subjekti”, thuhet në përgjigjen e dërguar televizionit.
Por kjo për të afërmit e viktimës është e papranueshme, ngase sipas tyre pa u marrë një vendim përfundimtar ku dihet shkaku, ai nuk do të duhej të operonte.
Klan Kosova ka kontaktuar me pronarët e gjelltores nga ku wshtw marrw ushqimi të cilët përmes deklaruan se Instituti i Shëndetësisë, ju ka thënë se ushqimi i tyre nuk ishte shkak i helmimit.