Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar pas shfaqjës së disa hartave të reja të Ballkanit në të cilat shihen ndryshime të kufinjëve.
Kjo deklaratë e ministrit vjen pas disa shkrimeve ditëve të fundit në mediat sllovene në të cilat përshkruhet një plan për ridefinimin e kufinjëve të Kosovës dhe Bosnja e Hercegovinës.
Roth ka vlersuar se e ardhmja e vendeve ballkanike është e mundur vetëm ndërmjet pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një të ardhme vetëm si shoqëri multietnike dhe multireligjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë çelësat e paqes, demokracisë dhe prosperitetit. Vizatimi i kufijve të rinj është një rrugë e rrezikshme”, ka shkruar Roth në rrjetin social Twitter.