Mësimi parauniversitar nga e hëna do të zhvillohet në shkolla

Mësimi parauniversitar nga e hëna do të zhvillohet në shkolla

Ministrja e Arsimit, Abrërie Nagavci ka njoftuar se nga dita e hënë në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.



Përveq nivelit universitar, nga java tjetër përkatësisht nga dita e hënë, të gjithë nxënësit do të kthehen në klasa për të vazhduar mësimin e rregullt.

“Nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla” ka shkruar ajo ndërmjet një njoftimi në rrjetin e saj social në Facebook.

Nagavci tutje ka sqaruar se ky vendim është marrë në bashkëpunim me autoritetet shëndetësor, dhe ka kërkuar që të gjithë akterët e përfshirë në proces mësimor të kujdesen maksimalisht që të respektojnë masat kundër pandemisë COVID19 në mënyrë që mësimi të mund të vijoj normalisht.

Related Articles