Xhudistja nga Kosova kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Xhudistja nga Kosova kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Sukseset e xhudisteve nga Kosova nuk po kanë të ndalur dhe vetëm sa janë duke u shtuar dita e ditës.

Erza Muminoviq e ka siguruar “biletën” për në gjymsëfinale të Kampionatit Botëror U-21 të xhudos, shkruan Shqip.com.

Për të arritur deri në këtë fazë, ajo ka dalë fituese në tre luftëra, ndërsa një përballje e fitoi fare pa betejë.

Erza është duke garuar në kategorinë -52 kilogramë.

Ekipi i Kosovës në këto gara është duke u paraqitur me dy xhudiste U-21 , Erza Muminoviq (-52kg) dhe Fationa Kasapi (-57kg).

Ndërsa në këtë Kampionat do të marrin pjesë 5 kontinente, 72 shtete, 495 garues, 285 meshkuj dhe 210 femra.

Related Articles