Një person është gjetur pa shenja jete në Gjilan, mbrëmjen e së mërkurës, raporton Gazeta “Enigma”.
Rasti ka ndodhur në fshatin Pidiq të Gjilanit, ku viktima është gjetur i shtrirë në një fushë të hapur.
Në vendngjarje kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Fsh. Pidiq, Gjilan 06.10.2021 – 18:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte vërejte i shtrirë në fushë të hapur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.