Një barnatore është grabitur në Prishtinë sonte.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për komunën e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një barnatore në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.”
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i dyshuar. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin”, tha ajo.