Kombëtarja e Belgjikës ka krijuar një aksion nga librat shkollor në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve ndaj Francës.
Belgjika u mposht me rikthim me rezultat 3-2 nga Franca në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve të zhvilluar në Torino të Italisë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Yannick Carrasco (37’) dhe Romelu Lukaku (40’) për belgët, ndërsa për francezët shënuan Karim Benzema (62’), Kylian Mbappe (69’) dhe Theo Hernandez (90’).
Megjithatë, edhe përkundër humbjes, Belgjika bëri një ndeshje brilante dhe dhuroi spektakël me shumë aksione mirë të organizuara.
I tillë ishte aksioni edhe tek goli i dytë i shënuar nga Lukaku, ku Belgjika krijoi një aksion nga ‘librat shkollor’.
Ekipi belg bëri shumë pasime deri tek arritje e golit, ku Lukaku shënoi një gol të bukur pas asistimit të Kevin de Bruyne./Gazeta Enigma/