Kosova niset për në Suedi

Kosova niset për në Suedi

Kombëtarja e Kosovës është nisur mëngjesin e të premtes me “Charter” për në Stokholm, teksa të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Suedisë.



Dardanët gjatë katër ditëve të kaluara kanë stërvitur me përkushtim të madh në Prishtinë nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes për ta përgatitur sa më mirë duelin e vështirë me suedezët.

Atmosfera në ekip është shumë e mirë, derisa FFK është përkujdesur që kushtet e udhëtimit për ekspeditën e Kombëtares të jenë me komoditet të lartë.

Dardanët në orën 18:00 do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Friends Arena” në Solna.

Paraprakisht përzgjedhësi Bernard Challandes dhe një nga lojtarët dardan do të paraqiten në konferencën zyrtare për media në 17:30. /Gazeta Enigma/

Related Articles