Zotimi i PDK-së për zhvillimin ekonomik në Gjilan

Zotimi i PDK-së për zhvillimin ekonomik në Gjilan

Kandidatja për krytare të Gjilanit, nga radhët e Partisë Demkoratike të Kosovës, Leonora Morina-Bunjaku, në emër të partisë së saj, ka shprehu zotimin se do të punojnë për zhvillimin ekonomik në Gjilan.

“PDK mbështetet te fryma e nismës së tregut të lirë dhe bizneseve private, por edhe tek kujdesi për grupet e margjinalizuara e të drejtat sociale, si dhe solidaritetin, që bashkërisht sjellin mirëqenie për të gjithë. Pra, synojmë një model ekonomik që përshpejton barazinë për të gjithë qytetarët, me qëllim kalimin nga varfëria drejt zhvillimit”, thuhet në komunikatën e tyre.

Komunikata e plotë:

Burimet potenciale të zhvillimit ekonomik janë:

  • Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
  • Ndërmarrjet individuale/qendrat e inovacionit
  • Investitorët lokalë e të huaj
  • Investitorët nga mërgata e Gjilanit
  • Projektet publike
  • Grantet e Bashkimit Evropian dhe aplikimet në projektet e rëndësishme evropiane me bazë ruajtjen e mjedisit

Pikat themelore të platformës së zhvillimit ekonomik targetohen direkt nga këto burime të lartpërmendura të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Atëherë, në vijim po paraqesim listën e ndërhyrjeve potenciale të qeverisjes komunale për të stimuluar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal:

Krijimi i zonave industriale me infrastrukturë përcjellëse.

Ofrimi i pronave publike për investitorët potecialë.

Krijimi i qendrave të inovacionit të përkrahura nga komuna dhe të bashkëkoordinuara

me ministritë përkatëse.

Bashkërendimi me nivelin qëndror për infrastrukturën në zonat rurale, për

implementimin e planit të zhvillimit rural.

Infrastruktura.

Ujitja.

Rrjeti bashkëkohor i energjisë dhe internetit.

Shërbimet këshillimore – marketingu dhe shitja.

Kyçja e OJQ-ve në zhvillimin lokal.

Projektet e PPP-së – njësia e zhvillimit të biznesit do të ketë rol kyc duke hartuar

projekte me një normë më të lartë të kthimit për qytetarët. Për të gjitha projektet do të duhej kërkuar mundësitë e bashkëfinancimit me sektorin privat, vendor, të diasporës si dhe të huaj.

Zonat industriale për investitorët e huaj: Bizneset e drejtuara nga të rinjët inovatorë, si dhe gratë ndërmarrëse, të ndihmohen me të gjitha mjetet në dispozicion të Komunës së Gjilanit.

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan

Hapsirë e sponsorizuar

Related Articles