Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk është prioritet dialogu Kosovë-Serbi, derisa nuk ka vaksina të mjaftueshme për qytetarët të Kosovës.
Ajo ka theksuar se vaksinat janë prioritet dhe se do ta bëjnë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët që t’i sigurojnë ato.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka thënë Osmani.
Në takim me ambasadorin belg Jean-Louis Servais, u theksua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.
Ndryshe, presidentja edhe në takime të tjera me partnerë, pati thënë se dialogu nuk është prioritet para vaksinave për koronavirus