Tre ditë nga nata magjike dhëndrit i “ikën” truri nga shpenzimet dhe nis e rrah bashkëshorten.
Ngjarja ka ndodhur në Regio Calabria dhe për burrin është bërë denoncim në polici.
Gruaja është dhunuar nga bashkëshorti gjatë një zënkë për menaxhimin e parave të çiftit.
Sherri kishte shpërthyer mbi pagesën e shpenzimeve, ende të papaguara, për pritjen e dasmës, përfshirë pagesën për DJ.
Zënka fillestare më pas rezultoi në sulm ndaj gruas që u rrah nga burri i saj. Ajo raportoi se kishte gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.
Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe simptomat e para të dhunës të manifestuara, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një paralajmërim, në mënyrë që të bindë burrin të mos vazhdojë më me sjelljen e tij agresive, për të parandaluar shfaqjen e episodeve të tjera të dhunës./Gazeta Enigma/.