Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti do të raportojnë sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë.
Raportimi në Komision do të nisë në ora 10:00.
Ndryshe, javën e kaluar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, vizitoi pikë kalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, për të parë nga afër fillimin e zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, që ka të bëjë me vendosjen e targave të përkohshme të cilat do të jenë në formën e stikerave.