Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë

Në Gjykatën Speciale në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i njohur me nofkën “Cali”, raporton Gazeta “Enigma”.

Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të vazhdojë nga ora 09:30 dhe do të zgjasë deri në orën 16.00.

Ndryshe më 5 tetor ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë në rastin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Në seancën e javës së kaluar, dëshmitari gjatë deklarimit të tij, ka thënë se pasojat e asaj që i ka përjetuar gjatë luftës, vazhdon t’i ketë edhe sot.

Sot do të vazhdojë dëshmia e dëshmitarit të katërt./Gazeta Enigma.

Related Articles