Drejtoria e Spitalit Rajonal të Gjilanit ka konfirmuar se 80 pacientë janë të shtrirë në repartet e spitalit shkaku i infektimit me virusin COVID-19.
62 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi ndërkaq 6 pacientë të tjerë janë në mjekim intenziv sepse gjendja e tyre shëndetësore është më e rënduar raporton Gazeta Enigma.