Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Kjo pasi i njëjti ka tentuar që të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari, 13.10.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti me dokument të falsifikuar – vizë të një shteti perëndimor, të cilën e kishte pas të vendosur në pasaportën e tij kishte tentuar të udhëtoj. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Gazeta Enigma/