Katër boksierë kosovarë të kategorisë U18 mëngjesin e sotëm janë nisur për në Kampionatin Evropian të boksit, që mbahet në Budva të Malit të Zi.
Lorent Murati, Loris Idrizi, Leotrim Muli dhe Taulant Jakupi do të garojnë në sesionin e parë të eliminimeve që do të nis nga nesër.
“Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit.
Sot hidhet shorti, ndërkaq kampionati do të vazhdojë deri më 23 tetor.