Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Bernard Challandes. Në mediat kosovare qarkulloi lajmi se Felix Magath është një nga kandidatët potencial për t`u ulur në stolin e ‘Dardanëve’.
???????????? ???????????????????? ka kontaktuar me gazetarin e njohur gjerman, Christian Falk dhe ka diskutuar rreth mundësisë së përzgjedhjes së Felix Magath si trajner i ardhshëm i Kombëtares së Kosovës, përcjellë Gazeta “Enigma“.
“Sipas informacioneve të mija, Felix Magath nuk do ta pranojë Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë Falk.
Kujtojmë që ish-trajneri i Bayernit nuk ka trajnuar ndonjë ekip që nga viti 2017. Por, gjatë bisedës me Christian Falk, ai tha se Magath është i gatshëm të rikthehet në rolin e trajnerit të ndonjë skuadre.
“Herën e fundit që Felix Magath e kisha të ftuar në emisionin tim ‘Bayern Insider’ ai padyshim që shfaqi interesim për t`iu kthyer punës së tij si trajner”, ka thënë Falk.
Megjithatë, Falk na ka siguruar se rikthimi i Magath si trajner nuk do të ndodhë te Kosova. /Gazeta “Enigma”/