Deputeti britanik i Partisë Konservatore në pushtet, Sir David Amess, është therë disa herë përderisa po mbante një takim, njoftoi policia, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Sky News raportoi se deputeti veteran, i cili e ka përfaqësuar vendbanimin Southend West që nga viti 1983, u sulmua në kishën “Belfairs Methodist”.
Në raportim thuhet se një burrë u fut në takim dhe e theri disa herë deputetin. Deputeti është duke marrë trajtim në vendin e sulmit.
Policia e Essex-it kinformi se forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se do të dalë me deklaratë së shpejti./Gazeta Enigma/