Me ardhjen e stinës së dimrit qytetarët do të përballen edhe me viruset sezonale.
E për t’iu dalë në ndihmë atyre, Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar dozat e vaksinës kundër gripit sezonal.
140 mijë vaksina kundër gripit sezonal në Kosovë pritet të arrijnë në fund të tetorit.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“140 mijë vaksina janë siguruar për Kosovën kundër gripit sezonal. Vaksina e gripit sezonal pritet të arrijnë në fund të tetorit. Çdo vit grupet e riskut të moshuarit, shtatzënat e lehonat dhe personat me sëmundje kronike kanë treguar interesim për vaksinim”, tha Hoti për Front Online.
Interesim për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal kanë shfaqur në vazhdimësi të moshuarit dhe personat që kanë sëmundje kronike./ Gazeta “Enigma“/