Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se dje në orët e mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vdekur një shtetas indian i cili ishte duke u trajtuar aty.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prishtinë, 15.10.2021 – 08:11. Nga QKUK është raportuar se viktima mashkull shtetas i Indisë, i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Polcisë. /Gazeta “Enigma”/