Partitë politike kanë filluar me ankesa kundër njëra-tjetrës me pretendimet se kanë thyer heshtjen zgjedhore, e cila ka filluar 24 orë para hapjes së vendvotimeve.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar katër ankesa të tilla.
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, tha për Gazetën Sinjali se dy prej këtyre ankesave janë parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës kundër Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës u ankua kundër LDK-së.
“Sot, ende nuk kemi pranuar asnjë ankesë. Gjatë ditës së djeshme i kemi pranuar katër ankesa. Dy prej ankesave janë parashtruar nga LDK-ja kundër VV-së dhe dy të tjera nga PDK-ja kundër LDK-së”, tha Desku. /Gazeta Enigma/.