Qendra e testimit e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës punon të dielen nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14.
Mikrobiologja, Afërdita Kuçi Hyseni, tregon se numri i personave që duan të testohen është dukshëm më i vogël këtë të diele.
“Përafërsisht janë diku rreth 20 monstra, por sot kemi pranuar edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe QKUK-ja, posaçërisht nga Klinika Infektive. Por gjithsesi edhe përkundër që kohëve të fundit ka rënë numri i rasteve dhe numri i rasteve pozitive, fatmirësisht”, tha ajo.
Ajo tutje shpjegon se rënia e numrit të testimeve është sipasojë e mos interesimit të qytetarëve. /Gazeta “Enigma”/