Erzurumspor ka regjistruar fitore të thellë (6-2) përballë Altinordu në ndeshjen e Ligës së Parë (1.Lig) të Turqisë.
Mesfushori i Kosovës, Herlond Shala, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të të takimit (në vend të Aly Malle) dhe ishte i mrekullueshëm.
Vetëm gjashtë minuta pasi hyri në fushë, 29-vjeçari u tregua protagonist duke realizuar golin e katërt të ekipit vendas (73’).
Kaluan tri minuta të tjera dhe sërish në skenë ishte Shala, i cili asisto për Eren Tozlu dhe ky i fundit shënoi golin e pestë.
Ishte kjo një paraqitje fantastike e Herolindit për të dëshmuar formën e tij në ato pak minuta lojë.
Herolind Shala goal vs Altinordu pic.twitter.com/gbabYLJRxx— ‘ (@kosovo_31) October 17, 2021