Rezultatet e para në Klinë, prin kjo parti

Rezultatet e para në Klinë, prin kjo parti

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar numërimin e votave të secilës komunë të vendit.

Tashmë në kuadër të Komunës së Klinës është bërë numërimi i votave në 10.20% të tyre.

Sipas këtyre rezultateve të para del se në këtë komunë duke prirë me vota është kandidati i AAK-së, Zenun Elezaj.

Pas këtij radhitet kandidati i PDK-së, Esat Raci.

Pas Racit me përqindje të votave radhitet Besim Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 20.09%.

Kurse kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Dragidella me 8.40%.

Related Articles