Janë numëruar mbi 10 përqind të votave nga zgjedhjet në qytetin e Malishevës dhe deri më tani po prinë kandidati Isni Kilaj i Partisë Demokratike të Kosovës me 32.92 përqind, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Ai është i ndjekur nga Ekrem Kastrati i Nismës me 32 përqind të votave të numëruara, ndërsa i treti Alban Krasniqi më 18 përqind.
Bajrush Hoti i LDK-së ka marrë deri më tani 13.04 përqind, e Kastriot Berisha i AAK-së vetëm 3.82 përqind.
Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për rezultatet në të gjitha komunat e Kosovës./Gazeta Enigma/