Me mbi 25 përqind të numëruara, në Gjilan prin VV-ja

Me mbi 25 përqind të numëruara, në Gjilan prin VV-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar mbi 25 përqind të rezultateve në Gjilan ku momentalisht i pari rezulton të jetë kandidati i VV-së për të parin e komunës, Alban Hyseni përballë Lutfi Hazirit të LDK-së.

Në këto momente, Hyseni është me rreth tre përqind përpara Hazirit, apo rreth 400 vota më shumë, njofton Klankosova.tv.

E treta në këtë garë është Leonora Bunjaku e PDK-së me rreth 9 përqind të votave të numëruara deri më tani.

Kurse, sipas rezultateve të para Lutfi Haziri kishte 56.13%, Albnan Hysnei i VV-së me 33.33%, Leonora Morina -Bunjaku me 8,23%, Nazim Gagica 1,80% , Lulzim Bexheti  0.34% dhe Gani Neziri me 0.17%.

/Gazeta Enigma/

Related Articles