Naim Ismajli, kryetar i shumë mandateve në Shtime rrezikon ta humbasë Shtimen, raporton Gazeta Enigma.
Kjo pasi sipas të dhënave të fundit të KQZ-së, Naim Ismajli i Partisë Demokratike të Kosovës është në garë të ngushtë me rezultat me Qemajl Aliun e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ismajli sipas të dhënave të KQZ-së të orës 20:47, ka marrë 46.23% të votave teksa Qemajl Aliu 42.21% të votave.
I treti në këtë komunë me rezultat është Bedri Zeqiri i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 11.56% të votave të numëruara./Gazeta Enigma/