Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj po prin me vota në Suharekë, teksa në këtë komunë janë numëruar më shumë se 50 për qind të votave.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:
Bali Muharremaj (AAK) – 48,77%
Ardian Shala (LDK) – 31,83%
Muharrem Zekolli (PDK) – 10,43%
Sipas të dhënave të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit rezulton që 43.5% e qytetarëve ushtruan të drejtën për të votuar./Gazeta Enigma/