Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Malishevë, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Atje ka fituar kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati, mirëpo që kjo komunë ka shkuar në balotazh.
Kjo pasi që Kastrati ka marrë 34.30 përqind të vota, i ndjekur nga Isni Kilaj i PDK-së me 29.07 përqind.
Bajrush Hoti i LDK-së është radhitur i treti teksa burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi është radhitur i katërti./Gazeta Enigma/