Një veturë është kapluar nga flaka të hënën në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë, raporton Gazeta Enigma.
Për Gazetën Enigma lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, dhe se nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.
“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën e Prishtinë-Pejë, ku është djegur një veturë, e cila ishte në lëvizje. Zjarri është lokalizuar. Nuk ka të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti./Gazeta Enigma/