Komisioni Evropian (KE) të martën do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, si dhe raportet e vendeve, përfshirë edhe Kosovën, raporton Gazeta Enigma.
Agjenda e prezantimit të paketës së zgjerimit të vitit 2021 si dhe raportet e vendeve:
Në orën 15.00 mbahet takimi i Parlamentit Evropian, ku do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë nga PE.
Në orën 17.15 do të mbahet konferencë për shtyp nga komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi.
Në orën 18.30-Dorëzimi zyrtar i raportit nga shefi i Zyrës së BE/PSBE, Tomas Szunyog, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti/konferencë e përbashkët për shtyp./Gazeta Enigma/