Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Kosovës, Vlora Spanca.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “presidentja Osmani i ka uruar detyrën Spanca, duke i dëshiruar sukses në punë”.
“Presidentja ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punoj në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se “Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së”.
“Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit”.