CONMEBOL, ose bashkimi i federatave amerikano-jugore, ka propozuar një rregull që do të revolucionarizonte futbollin, zgjatjen nga 15 në 25 minuta të pushimit mes pjesëve të një ndeshjeje.
Propozimi i CONMEBOL do të diskutohet më 27 tetor në IFAB, që është edhe organi i cili merr vendime në lidhje me rregulloren dhe aplikimin e risive në botën e futbollit.
Më herët, në vitin 2009, ishte FIFA që kërkoi zgjatjen në 20 minuta të pushimit mes pjesëve, por atëherë propozimi u hodh poshtë nga IFAB, ndërsa tani mbetet të shihet se si do veprohet me propozimin e vet CONMEBOL.
Ligji numër shtatë aktualisht thotë se ‘lojtarët kanë të drejtë për një interval në mes pjesës e parë dhe asaj të dytë, jo më shumë se 15 minuta’.