Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nga vizita në menaxhmetin e ndërmarrjes “Trepça” ka thënë se hedhja e fondeve të Qeverisë është në interes të Kosovës dhe qytetarëve vetëm kur ato shkojnë në një ndërmarrje të menaxhuar mirë.
Ajo në një konferencë për media bashkë me kryeministri Kurti u zotua se do të mbështesin një performancë më të mirë të Trepçës dhe në bashkëpunim me menaxhmetin t’i përmirësohen kushtet punëtorëve.
“Ne jemi të përkushtuar që Trepça të performojë më mirë që të mos flasim më për incidente të tilla, por të flasim vetëm për zhvillim dhe investim dhe për këtë na duhet bashkëpunim me menaxhmentin e Trepçës dhe përkrahje e punëtorëve të Trepçës. Në këtë mënyrë ne mund të zgjidhim edhe çështjen e kushteve të punëtorëve dhe kërkesat e ndryshme që kanë ardhur në Minsitri gjatë muajve të fundit nga Sindikata”.
“Hedhja e fondeve në një ndërmarrje që s’është e menaxhuar mirë në të cilën nuk ka ligjshmëri nuk do të sjellë të mira as për qytetin e Mitrovicës as për punëtorët as për buxhetin e Kosovës si aksionare përfundimtare”./ Gazeta Enigma.