Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.
Si rezultat, disa persona janë arrestuar, teksa dyshohet se të arrestuarit kanë poseduar 120,000 euro të ngjyrosura.
Zhvillimi i operacionit është konfirmuar për Gazetën “Enigma”, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai për Gazetën “Enigma“.