Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe kryepeshkopi në Athinë thonë të gjithë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Daçiq e shfrytëzoi vizitën e tij në Athinë për takime dypalëshe me homologun e tij grekm Konstantinos Tasoulas, kryepeshkopin Jerome II të Athinës dhe ish-kryeministrin e Greqisë, dhe tani udhëheqësin e opozitës, Alexis Tsipras, i cili, siç thotë Daçiq, i ka thënë se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Përfaqësuesit e qeverisë, pra kryetari i parlamentit, kreu i opozitës, kryepeshkopi, të gjithë e thonë të njëjtën gjë, dhe kjo është se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Varet nga ne që ta mbajmë këtë temë aktive, domethënë të bëjmë atë lloj pyetjeje sepse është me rëndësi të madhe për ne”, tha Daçiq
Duke folur për takimin me kryetarin e Parlamentit helen, Tasoulas, Daçiq tha se kanë ranë dakord që ai ta vizitojë Serbinë deri në fund të vitit.
Duke iu referuar takimit të tij me Tsipras, tani kreu i opozitës, Daçiq tha se ai është mik i tij i madh dhe mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe shton se ata kishin bashkëpunim të mirë me të kur ai ishte kryeministër. /Gazeta Enigma/.