Një 87 vjeçar nga Drenasi është arrestuar sot rreth orës 13:00, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
J.B u arrestua pasi e mitura bëri denoncimin në polici, me ankesën se i ka shkaktuar shqetësim me veprimet e tij.
“Pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për tu proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Gazeta Enigma/