Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore.
Betejën me COVID-19 e kanë humbur 7 pacientë.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 271 pacientë, përcjell Alsat.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 199.056 raste, prej të cilëve 185.931 janë shëruar, kurse 7019 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 6107 raste aktive. /Gazeta “Enigma“/