Ulpiana ka fituar në udhëtim te Malisheva në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës, me rezultat 2-1.
Pas vetëm 16 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Santos. Vendasit tentuan të këndellen dhe në minutën e 31-të rrezikuan me anë të Solowalle, por që goditja e tij përfundoi jashtë.
Në 45minutat e dytë, ishte sërish Ulpiana që konkretizoi rast dhe atë e arriti në minutën e 52-të. Ishte Ardi Shala që realizoi për 2-0 për skuadrën mysafire, e që mjaftuan për t’i marrë tre pikë.
Malisheva nuk u dorëzua deri në fund dhe ia doli të ngushtonte rezultatin në 2-1, me anë të Gentrit Ollurit që shënoi në minutën e 88-të. Pas javës së 11-të, Malisheva gjendet në vendin e gjashtë me 12 pikë, ndërsa Ulpiana në të nëntin me 10 sosh.
BKT Superliga: Tabela aktuale: