Masat e reja kundër virusit COVID-19, që janë miratuar nga Qeveria e Kosovës do të hyjnë në fuqi të shtnën e 23 tetorit, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Nga sot”, tha shkurt , kur u pyet se kur do të hyjnë në fuqi këto masa.
Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do të vazhdojë që të jetë obligative për qytetarët e vendit.
Ndërkohë ndryshime ka pasur në orarin e lëvizjes së qytetarëve.
Kufizimi i qarkullimit të qytetarëve vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00.
As pas kësaj mbledhje Qeveria vazhdon që të ndalojë veprimtarinë e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë lejohen funeralet vetëm me pjesëmarrje të familjes së ngushtë, duke siguruar që pjesëmarrësit të mbajnë distancë fizike prej 1 metër nga njëri-tjetri.
Ndërsa, shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00./Gazeta Enigma/